Këtë të enjte, përmes një postimi të publikuar në llogarinë e tij në “Facebook”, kryeministri Edi Rama, ka ndarë një video, me mesazhet e mësuesve, të cilët e vlerësojnë si një lajm të mirë dhe të rëndësishëm vendimin për rritjen e pagave.
Gjithashtu, kreu i shtetit u shpreh se tashmë falë një rruge të mundimshme reformash, u arrit që paga e mësuesve të jetë 950 euro.
Postimi:
“MIRË MËNGJES dhe me kënaqësinë që falë një rruge të mundimshme reformash e rimëkëmbjeje tërësore të këtij vendi që e morëm në dorë copë e çikë, e çuam pagën mesatare të mësuesve në 950 EURO në muaj, si edhe me bindjen se më e mira është ende përpara, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.