Thumana tanimë po fillon të harrojë tragjedinë e shkaktuar nga tërmeti, me shkatërrim dhe dhjetëra viktima.
Pamjet e fundit të publikuara nga kryeministri Edi Rama, shihet lagja e re në Thumanë. Krahas fotos Rama shkruan se kjo është një shëmbëlltyre e shpresës dhe durimit.
“MIRËMËNGJES dhe me këtë pamje spektakolare të Thumanës së Rilindur si shembëlltyrë e shpresës, besimit, durimit dhe punës së palodhur, ju uroj një javë të mbarë”shkruan Rama.