Rama e la në vend të 19-të, Majko: Nuk më ndan askush e asgjë nga PS!

“Unë jam rritur në PS. Mbi gjysma e jetës sime fizike është me komunitetit tim socialist, është jashtë çdo dyshimi nëse i shmangem përgjegjësive karshi komunitetit të PS…”

Pandeli Majko, i cili kandidon për deputet në listën e PS për qarkun e Tiranës dhe është komentuar gjatë për faktin se renditet në vendin e 19-të.

Majko, i ftuar në emisionin “Top Talk” të gazetarit Denis Dyrnjaja ka theksuar se nuk e ndan askush dhe asgjë nga Partia Socialiste, pavarësisht fitores apo humbjes. Edhe nëse nuk do të jetë deputet pasi është në vijën e zjarrit, Majko thotë se do të vijojë të jetë socialist.

“Nëse ne në mandatin e tretë nuk do të rrezikonim, kush duhet të rrezikonte? Këta që sapo kanë trokitur në dyert e PS? Në politikë, edhe unë e kam nisur duke përfaqësuar vetëm veten si student.

Vetë Rama është në vijën e zjarrit, dhe ne jemi në vijën e zjarrit dhe nuk kemi hyrë për të dalë në opozitë. Nëse do ishte histori për të ndjekur rrjedhën normale të ngjarjeve, do të na shikonit në vijën e parë, jo në vijën e zjarrit.

Unë jam rritur në PS. Mbi gjysma e jetës sime fizike është me komunitetit tim socialist, është jashtë çdo dyshimi nëse i shmangem përgjegjësive karshi komunitetit të PS.

Nëse nuk do të jem deputet nuk do të thotë se s’jam socialist. Jam te vija e zjarrit sepse dua t’i them cdo socialisti, sidomos atyre që janë të mpirë apo të mërzitur sepse duhet ta shikojnë greminën. Nuk kërkojmë asnjë votë të kundërshtarit, nëse marrim votat e njerëzve tanë si në zgjedhjet e fundit ne nuk e diskutojmë 2017-ën”, tha Majko.

 

 


Shtuar 22.03.2021 18:13