Rama e la në fund të listës, a do arrijë Mimi Kodheli të futet në Kuvend? (FOTO LAJM)

Vazhdon numërimi me ritme normale në të gjithë Shqipërinë. Në kampin socialist kanë nisur lëvizjet pas publikimit nga KQZ të shifrave të para për votat e numëruara deri më tani.

Kush janë kandidatët më të votuar deri tani ku janë numëruar 220 nga 1243 QV në të gjithë qarkun?

E para në Tiranë me mbi 5000 vota rënditet ministrja Belinda Balluku  e ndjekur nga Fatmir Xhafaj I cili dhe pse I lënë jashtë listës fituese po surprizon PS me 3179 vota deri më tani.

Por ndërkohë që Xhafaj ka shumë shanse për të thyer herësin e cili sipas përllogaritjeve të albeu.com është 12 602 vota, Mimi Kodheli e rënditur e 21 në listë deri më tani ka marrë vetëm 728 vota.

Lista e socialistëve më të votuar deri më tani në Tiranë janë:

Belinda Balluku  5575 vota

Fatmir Xhafaj     3179 vota

Ornaldo Rakipi   2460 vota

Elisa Spiropali   2199 vota

Ogerta Manastirliu   1288 vota

Etjen Xhafaj            2154 vota

Xhemal Qefalia       vota /albeu.com/


Shtuar 28.04.2021 17:30