Rama e bën sërish! Kjo është gafa e pafalshme në urimin për muajin e Ramazanit  (FOTO LAJM)

Kryeministri Rama është i njohur për gafat që bën në rrjetet sociale dhe një të tillë ka bërë vetëm pak orë më parë. Teksa ka uruar besimtarët myslimanë për nisjen e muajit të Ramazanit, Rama ka shpërndarë një foto me shkrim arabisht.

Sipas studiesit Kreshnik Osmani, në foton e shpërndarë nga Rama shkruhet një urim për popullin e Egjiptit, të cilin kreu i qeverisë nuk e ka kuptuar dhe konfirmuar përpara se t’a hedhë në rrjetet sociale.

“Urimi i kryeministrit Rama-zonit për Ramazan! ”Mbarësi për popullin e Egjiptit”- shkruhet tek fotoja e kryeministrit! Kap nga Google dhe fut ne Facebook dhe as ia ka idene çfarë shkruhet. Duket qe edhe urimin e ka seriozisht! Iftarin ke Nusreti, amanet!,“-shkruan Osmani.

 

 


Shtuar 13.04.2021 19:28

Tags: ,