Rama: Dy javët e para të gushtit kanë ardhur 4.5% më shumë turistë se në 2019

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook shkruan se gjatë dy javëve të para të gushtit në Shqipëri kanë hyrë 859,316 turistë. Më tej Rama shkruan se janë 4.5% më shumë turistë se në 2019, në të njëjtën periudhë.

Postimi i Ramës:

Lajme të mira për Shqipërinë destinacion turistik

Nga data 1-15 Gusht kanë hyrë 859,316 shtetas të huaj, që janë 4.5% më shumë se e njëjta periudhë e 2019, dmth para pandemisë./albeu.com


Shtuar 16.08.2021 13:26