Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim së bashku me disa ministra, me ambasadorë e huaj.
Burime bëjnë me dije se takimi do të zhvillohet në Elbasan, në restorantin që është në pronësi të Gjergj Lucës.
Të lidhura
None found
Ende nuk dihen temat që do të diskutohen, ndërsa takimit i bashkohet dhe ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim
Gjergj Luca është një figurë jo shumë e pëlqyer nga qytetarët, ndërsa njihet si mik i kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit e favorizon Lucën me koncesione multimilionëshe.
I fundit ishte koncesioni që Rama i firmosi për t’i dhënë ekskluzivitetin e kapjes së peshkut ton në ujërat shqiptare. Kjo ndodhi fiks disa ditë pasi Luca ofendoi fermerët që protestuan duke i quajtur barbona./albeu.com
Vijon…
