Kryeministri i vendit Edi Rama, bashkë me familjarë të viktimave të 21 janarit kanë kryer homazhe në bulevard, për të kujtuar 4 të vrarët e protestës së dhunshme të 2011-ës.
Me karafila në dorë, Rama, i shoqëruar dhe nga nëna e një prej protestuesve të vrarë, dhe familjarë të tjerë, janë përkulur në shenjë respekti në vendin ku u vrarë 4 protestuesit.
Mes lotësh, familjarët e Aleks Nikës, Ziver Veizit, Hekuran Dedës dhe Faik Myrtajt kujtuan të ndjerët, ndërsa presin drejtësi.