Rama dhe Ahmetaj ngrenë dollinë me raki, nuk kursejnë batutat me banorët në Manëz (VIDEO)

Kryeministri Rama ishte ditën e sotme në Manzë ku ka parë nga afër ndërtimin e banesave të prishura nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019 dhe ka dorëzuar çelësat e banesave të mbaruara në Manzë të Durrësit.

Kreu i qeverisë në vizitën e tij pati batuta me të zonjën e shtëpisë e cila ishte nga Përmeti dhe e qërasi me raki.

Pjesë nga bashkëbisedimi:

Banori: Kjo rakia është shumë e veçantë

Rama: Më pëlqen që gruaja u ul dhe ti shërben

Banori: E nxora vetë

Rama: Paskam ndikuar unë, këtu gabove se duhet t’ja kishe dhënë të parës gotën

Banori: Është nga Tepelena nuk e pi

Rama :Tani hidhi dhe këtij

Banori: Shef i mirë ky

Rama: E merr me vete ai se është Gjirokastrit, po ky apo nuk quhet

Banori : Unë jam nga Përmeti por vetëm e bëj rakinë, për ta pirë nuk e pi

Rama : Një gëzuar do e bësh ti, rakia qenka shumë e mirë.


Ahmetaj: Si e paske rakinë vërtet.


Shtuar 24.05.2021 14:38