Rama bën “kosh” me të parën tek shkolla At’Zef Pllumi, kush dështoi? (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në shkollën “At’Zef Pllumi”, në qytetin e Lezhës, ku ka parë nga afër ndërtesën e ringritur pas tërmetit të 26 nëntorit që solli shumë shkatërrime dhe 51 viktima.

Shkolla At’Zef Pllumi, si një nga më të vjetrat në Lezhë, është kompletuar edhe me palestër e fusha sporti.

Ka qenë vetë Rama që ka inauguruar fushën e basketbollit. I pranishëm në këtë inaugurim ishte edhe kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Nderu i cili tentoi të bënte kosh por topi iku shumë larg.

Ndërkohë kryeministri Rama ka qëlluar në shenjë që me goditjen e parë dhe ka realizuar kosh.

“ Shëngjin – Në një nga shkollat më të vjetra të Lezhës, që pas shkatërrimit ka rilindur me dinjitetin e lartë të emrit “At’Zef Pllumi”

#ShqipëriaEArdhmjaJonë

#SkaKohëPërPushim ” shkruan Rama./albeu.com/