Rama bën deklaratën e fortë “në sy” të ministrit gjerman: BE ka marrë peng Kosovën!

Kryeministri Edi Rama ka bërë një deklaraë të fortë gjatë konferencës së përbashkët me ministrin Gjerman për Europën Michael Roth.

Rama kritikoi Europën në lidhje lëvizjen e lirë lidhur me vaksinat kineze dhe ato ruse.

Rama ka thënë se do të jetë BE ajo që do të japë fjalën e fundit nëse të vaksinuarit me vaksinat kineze dhe ruse do të lejohen të lëvizin në union.

Gjithashtu kryeministri Rama është ndalur edhe tek Kosova, duke deklaruar se BE e ka marrë “peng” duke iu referuar kështu lëvizjes së lirë.

Sipas Ramës nuk është vendim i të gjithë BE por i vetëm një shteti që nuk lejon lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës.

Pyetje: A ka ndonjë sinjal për mosdiskriminimin prej vaksinës. Roth përmendi kompromis midis qeverisë dhe opozitës? Ky e shihni ju?

Rama: A ka sinjal që do ndahen njerëzit e këtij kontinenti në dy kategori sipas firmës së vaksinës? Ka edhe nuk ka. Po më mirë ti dalim para tani, sesa kur të ketë sinjal të plotë se do jetë më e vështirë. Kemi detyrë të themi të drejtat pa asnjë kompleks. Se nuk është njësoj kur vjen fjala tek vendimi i KE sa i përket një vendimi që ka të bëjë me hyrjen në shtëpinë e BE dhe kur vjen fjala tek një e drejtë bazike.

Lëvizja e shqiptarëve të Shqipërisë nuk mund të fragmentohet. Ju folët për pengje. BE është tempulli i demokracisë dhe politikës. Politika është shah, në shah ka pengje. BE nuk duhet të marrë peng asnjë për shkak të firmës që ka bërë vaksinën. Nuk janë shqiptarët e Shqipërisë, janë serbët, bohsnjakët etj. BE e ka marrë peng Kosovën. Peng është edhe Kosova.

Një nga figurat ka vendosur që atë ushtar ta mbajë peng. Një nga figurat e shahut thotë jo. E turpshme por “ok”. Ne në Shqipëri kemi luftuar dhe ia kemi dalë pandemisë mbasi u lamë vetëm. Njësoj si të tjerët. Kishin hallin e tyre. Kush ishte dhe kush është objektivi? Të shpëtojmë jetë dhe jo të mendojmë që po shpëtuam gjysmë milioni jetë me vaksinën kineze dhe Europa do të thotë “jo”. Ne do bëjmë punën tonë. /albeu.com/


Shtuar 27.05.2021 19:43