Rama: Belinda ka lindur për të mbajtur pesha të rënda

Nga vizita në Kombinat ku dhe janë dhënë disa shtëpi për të dëmtuarit nga tërmeti, kryeministri Edi Rama ka shpjeguar pse ka zgjedhur të vendosë në këtë zonë Belinda Ballukun.

Sipas kryeministrit, Balluku është mësuar të mbajë pesha të rënda që në fëmijëri, ndërsa e cilësoi njeriun kyç për infrastrukturën rrugore dhe të energjisë. Rama nuk vonoi as të thumbonte kundërshtarët e tij politikë.

“Belinda ka lindur për të mbajtur pesha të rënda. Ka mbajtur pesha të rënda kur ka qenë fëmijë për arsye të rënda. I mban sot dhe gjithë ditën. Është njeriu kyç qoftë për infrastrukturën rrugore dhe të energjisë.

Belinda ka ardhur në Kombinat jo për të marrë vota por për t’i qëndruar Kombinatit mbi kokë. Kontrata që firmosëm sot i kemi premtuar shumë kohë më parë. Ne ndërkohë është e rëndësishme të mbrojmë shpirtërisht nga fallxhoret e Kombinatit që e dini shumë mirë çfarë ju thonë që këtu do bëhet diçka tjetër dhe ju do mbeteni rrugëve. Në kontratë është e thënë që ky është afati dhe përtej afatit bashkia do marrë përsipër sanksionet.

Nëse ju imagjinoni që nëse keni një hall me apartamentin dhe t’iua ndërtojë Luli, Saliu. Të ndërtojë Saliu apartament me ju. Sa bagëti humbët me Saliun? Monika? Monika di të bëjë shtëpia. Ka bërë shumë shtëpia por jo tuajat, se si i ka bërë dhe me çfarë i ka bërë është histori tjetër. Apo do i bëjë Fatmir Mediu që hodhi në erë kush e di sa shtëpia. Apo Tym Idrizi që i kërkonin borxhet dhe dilte nga shkalla tjetër. Mund t’iu bëjë ndonjë shkallë po. Apo Mesila”, tha Rama.

Shtuar 28.03.2021 12:03