I dënuar me 13 vite burg për tentativë vrasje, ekstradohet nga Kroacia 28 vjeçari shqiptar

28 vjeçari Xhino Aliço është ekstraduar sot nga Kroacia drejt vendit tonë.

Më herët, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë me vendimin e datës 10.03.2020, e ka dënuar këtë shtetas me 13 vjet e 6 muaj burg, për  veprën penale “Vrasje me dashje”, kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë, vendim i cili u la në fuqi nga Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin e datës 29.05.2020.

Përmbledhja e ngjarjes së ndodhur:

Më datë 11.06.2016, në lagjen “Skënder Libohova”, Lushnjë, shtetasi Xhino Aliço në bashkëpunim me babain e tij, shtetasin A. A., kanë  plagosur me thikë dhe sende të forta, shtetasin J. S., duke i shkaktuar atij dëmtime të rënda në trup dhe në kokë.

Shtuar 28.03.2021 12:03