Rama bëhet “babaxhan” në kohë fushate, i shërben raki qytetarit në karrocë me rrota (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme në Shijak për të vizituar banorët që janë futur në shtëpitë e rindërtuara nga tërmeti i nëntorit.

Që në nisje të videos, duket se banorët janë vënë rresht për ta pritur ndërsa Rama ka vendosur që edhe në këto zgjedhje të mos i ndalë batutat.

Ai ka qenë edhe në një shtëpi ku jeton një qytetar me nevoja të veçanta, pasi është në karrocë me rrota, të cilit Rama i ka mbushur një teke raki duke i shërbyer.

Veprime të tilla të krijojnë përshtypjen se bëhen në kuadër të fushatës zgjedhore, pasi njerëzit e zakonshëm nuk përfshihen asnjëherë kaq shumë në axhendat e politikanëve.


Shtuar 27.03.2021 11:23