Kryeministri Edi Rama ndodhet në takimin e organizuar në kuadër të 65-vjetorit të Universitetit të Tiranës.
Gjatë fjalës së tij u ndal te njerëzit që besojnë në Teoritë Konspirative, ndërsa tha me shaka se nëse votohet Erion Veliaj për bashkinë e Tiranës, numri i njerëzve që besojnë se toka është e sheshtë do të ulet.
https://www.facebook.com/ediramaal/videos/980118959814927
“Mirëmbrëma të gjithëve, mua më kanë lënë në fund sepse flas shkurt. Ju siguroj që e ndjej dhimbjen e atyre që janë në këmbë. Do bëj çmos për të mos iu përmbajtur fjalëve të shkruara, pa hyrë në brengat e Erionit mbi botën e sheshtë apo cipet në vaksinë, sepse për fat të jeq dhe për gat të mirë nuk jemi vetë,. E mban Amerika flamurin e njerëzve që besojnë në budallallëqe. Numri i njerëzve që sot besojnë në teoritë konspirative është rritur që kur është rritur aksesi në botën e informacionit. Por është një temë që besoj se bashkia do ta zgjidhi dhe kam besim që me votën që do t’i japin Erionit do të ketë më pak njerëz që besojnë se toka është e sheshtë. Së pari, urime për këtë përvjetor. Jetojmë në një botë të cuditshme dhe ky është universiteti i parë i Tiranës dhe i Shqipërisë dhe pak ditë më parë isha në 70-vjetorin e Universitetit të Mjekësisë. Dhe nuk është i vetmi që feston 70-vjetorin”, tha Rama.
Rama mes të tjerash u shpreh se me këtë proces synohet që të vlerësohen më shumë financiarisht ata pedagogë që japin më shumë për Universitetin.
Kreu i qeverisë u shpreh se për rritjen e pagave të pedagogëve të dalluar do të kontribuojë edhe qeveria, por edhe vetë Universiteti.
“Një nga elementët që po përgatisim është që të diferencojmë pagat, pra kontributet nga ana e qeverisë nga buxheti, për të vlerësuar cilësinë për ata që japin më shumë. Për t’i dhënë fund uniformalitetit financiar.
Që nga viti i ardhshëm do japim një shembull. Do kemi një kontribut nga ana jonë për rritje të pagave. Kjo rritje nuk do të jetë uniformë. Do i lëmë hapsirë UT dhe Universitetit të Mjekësisë, për të përdorur më shumë nga fondi i tyre nëse do të duan të rrisin pagat”, tha Rama./albeu.com