Në mbyllje të një takimi me njerëzit e tokës në Dibër, Edi Rama u përball dhe me një demokrat, i cili e mori fjalën ndërsa kryeministri ishte duke u larguar.
Ai falënderoi Ramën dhe bashkinë për rrugën e fshatit, ndërsa në përgjigje kreu i qeverisë i tha me shaka se e kanë bërë që ia të dalë më shpejt në mitingjet kundër qeverisë.
Biseda:
Rama: Çfarë je ti, demokrat?
Qytetari: Po, demokrat.
Rama: Po pse u kujtove tani në fund, apo po mendoheshe ta marr apo mos ta marr fjalën?
Qytetari: Nuk ma kaluan mua, por ju përshëndes shumë, edhe kryetarin e bashkisë për rrugën që i dha jetë Bellovës.
Rama: Aa po na falënderon pse e bëmë. E bëmë që t’i të dalësh në miting kundër qeverisë më shpejt”./albeu.com