Rama apel qytetarëve: Denonconi në Komisariatin Dixhital ata që na turpërojnë si shqiptarë (FOTO LAJM)

Kryeministri Edi Rama u ka bërë sot thirrje qytetarëve që të denoncojnë në komisariatin dixhital ata që dëmtojnë natyrën.

Thirrjen Rama e ka bërë përmes një psotimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë mbrëmjen e sotme pamje nga aksioni i pastrimit në disa qytete të vendit.

Rama shprehet se këta persona që ndotin mjedisin, na turpërojnë si shqiptarë duke hedhur plehra në hapësirat e përbashkëta publike.

“Faleminderit për angazhimin në Planin Kombëtar të Pastrimit

Nëpërmjet aplikacionit Komisariati Dixhital ndihmoni duke identifikuar ata që dëmtojnë natyrën tonë e na turpërojnë si shqiptarë duke hedhur plehra në hapësirat e përbashkëta publike, një thirrje për të vepruar bashkë sa s’është vonë kundër ndotjes mjedisore

*momente nga pastrimi në Durrës, Krujë, Libohovë, Memaliaj, Gramsh, Përmet, Ura Vajgurore, Gjirokastër, Kuçovë, Roskovec dhe Mallakastër”, shkruan kryeministri Edi Rama./albeu.com/


Shtuar 5.02.2022 20:54