Rama anulon vendimin për rindërtimin në zonën historike të Durrësit, banorët e prekur nga projekti “TID” shënojnë fitoren e parë

Banorët e lagjes “Epidamn” në Durrës, të cilëve u rrezikohen banesat dhe bizneset nga projekti “TID”, kanë arritur rezultatin e parë pas protestave të zhvilluara vazhdimisht për rreth 1 vit. Kryeministri Rama ka firmosur shfuqizimin e vendimit që parashikonte rindërtimin në pjesën historike të qytetit.

Vendimi i nënshkruar nga kryeministri Rama më 30 korrik shfuqizon Planin e Detyruar Vendor Durrës, nr. 5, ndërsa Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është ngarkuar me zbatimin e plotë të tij.

Të lidhura

None found

Arkitektja Entela Koja, e cila është gjithashtu banore e kësaj lagjeje, i shpjegoi gazetares së News24, Jorsena Brahimllari, se ky shfuqizim pengon shembjen e disa objekteve. Projekti “TID” e kishte konsideruar të mirëqenë prishjen e tyre, duke u mbështetur pikërisht në vendimin që tashmë është anuluar.

Sipas Kojës, në këtë mënyrë ndryshojnë automatikisht kushtet mbi të cilat ishte hartuar projekti “TID”, ndaj edhe vetë projekti duhet të pësojë ndryshime.

Megjithatë, arkitektja thekson se vendimi i ri sjell disa pikëpyetje të rëndësishme. Ajo kërkon transparencë për të sqaruar se cilat prej objekteve të përfshira më parë në planet për prishje dhe shpronësim nuk do të konsiderohen më të tilla.

Koja vlerëson se ky zhvillim e delegjitimon në thelb zbatimin e “TID Durrës” në variantin e tanishëm. Pas vendimit të Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, rreth 20 nga 74 shtëpitë dhe pronat që fillimisht ishin përcaktuar për shembje dhe shpronësim nuk klasifikohen më në këtë kategori.


Shtuar 8.08.2026 11:38

matbetJokerbetJokerbetJokerbetJojobetholiganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobetholiganbetmarsbahiscasibombetgar girişbetcioJojobet GirişCasibomCasibom