Reshitaj: Zhvillimet e mbrëmshme i dërguan botës një mesazh shumë të keq, LDK-ja ishte e gatshme të bashkëpunonte me LVV-në

Albena Reshitaj, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), bëri të ditur se Grupi Parlamentar i kësaj partie do të mblidhet sot për të shqyrtuar krizën politike në vend dhe për të diskutuar hapat që do të ndërmerren më tej.

Të lidhura

None found

Duke folur për zhvillimet e mbrëmshme, ajo e përshkroi situatën si të jashtëzakonshme dhe të turpshme, ndërsa vlerësoi se para gjithë botës është përcjellë një mesazh tejet i keq.

“Mbrëmë ka ndodhur një situatë e jashtëzakonshme, e turpshme dhe kemi dhënë një mesazh jashtëzakonisht të keq edhe para gjithë botës. Jam shumë e dëshpëruar me atë se si po ndërtohet e ardhmja e këtij vendi. Nuk ka aspak sinqeritet në bashkëpunime e takime. Unë kam bërë një ftesë dje që të vijnë në seancë dhe të konstituohet Kuvendi”, deklaroi Reshitaj.

Ajo theksoi gjithashtu se LDK-ja kishte shprehur gatishmëri për të punuar së bashku me Lëvizjen Vetëvendosje në procesin e formimit të institucioneve.

“Unë do të kem takim, sepse jam ftuar nga kryetari i LDK-së në Grupin Parlamentar për të diskutuar vendimet e mëtejshme. LDK-ja ka qenë e gatshme të bashkëpunojë me LVV-në për të ndërtuar institucionet”, tha ajo.


matbetJokerbetJokerbetJokerbetJojobetholiganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobetholiganbetmarsbahiscasibombetcup girişbetcioJojobet GirişCasibomCasibom