Edi Rama: 20 shkolla në Tiranë pajisen me kamera inteligjente pas tragjedisë së Martin Canit

Këtë të hënë, përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, deklaroi se 20 shkolla në Tiranë tashmë kanë kamera inteligjente, duke theksuar se ky zhvillim është pjesë e zotimit të marrë pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani pranë një shkolle.

Rama solli sërish në vëmendje ngjarjen tragjike që tronditi mbarë vendin. Sipas tij, kamerat që ndodheshin në atë zonë nuk kishin qenë të mjaftueshme për të ndihmuar në zbardhjen e plotë të asaj që kishte ndodhur.

Të lidhura

None found

Gjithashtu, Rama tha se tragjedia në një shkollë të Tiranës e kishte bërë të domosdoshëm forcimin e sigurisë përmes teknologjisë së avancuar dhe se pas ngjarjes kishte marrë përsipër ta sillte këtë nivel teknologjik në Shqipëri.

Faza e parë e projektit ka nisur në kryeqytet, ku 20 shkolla janë pajisur me kamera që, sipas kryeministrit, mund të dallojnë dhe të sinjalizojnë në kohë reale situata që paraqesin rrezik.

Pajisjet e reja janë instaluar në të njëjtat pika ku ndodheshin kamerat e mëparshme. Rama sqaroi se ndryshimi kryesor lidhet me funksionalitetet e teknologjisë së re, e cila nuk kufizohet vetëm në regjistrimin e pamjeve.

Kamerat inteligjente njoftojnë menjëherë drejtorinë e shkollës, punonjësit e sigurisë dhe, kur është e nevojshme, edhe Policinë e Shtetit.

Kjo, sipas Ramës, u jep institucioneve mundësinë të marrin sinjalin më shpejt, të kuptojnë natyrën e situatës dhe të reagojnë pa vonesë.

Kryeministri theksoi se pajisja e 20 shkollave në Tiranë përbën vetëm nisjen e procesit. Projekti pritet të shtrihet gradualisht edhe në shkolla të tjera në të gjithë vendin.

Rama nënvizoi se zotimi i marrë pas tragjedisë do të zbatohet hap pas hapi, shkollë pas shkolle, me synimin që teknologjia të vihet në shërbim të njerëzve dhe siguria e fëmijëve të mbetet përparësia kryesore.

“Kur një tragjedi e tmerrshme në një shkollë të Tiranës mbajti frymën e mbarë Shqipërisë, kamerat nuk na ndihmuan dot mjaftueshëm për të kuptuar deri në fund dinamikën e asaj ngjarjeje”, shkroi Rama.

“Atëherë unë bëra një zotim dhe do të sjellim në Shqipëri nivelin më të lartë të teknologjisë për të forcuar si asnjëherë më parë sigurinë në shkolla.

Sot ky zotim ka nisur të bëhet realitet. Kemi në Tiranë 20 shkollat e para të pajisura me kamera inteligjente, të cilat janë një mjet me aftësi të jashtëzakonshme në duart e drejtuesve të shkollave, punonjësve të sigurisë dhe natyrisht të vetë prindërve.

Këto kamera janë vendosur dhe do të vendosen po aty ku ishin të vjetrat, por ndryshe nga të vjetrat, ato shohin dhe sinjalizojnë në kohë reale drejtorinë, punonjësit e sigurisë apo dhe vetë Policinë e Shtetit, duke i ndihmuar ata të kapin shpejt sinjalin, të kuptojnë shumë më mirë për çfarë bëhet fjalë dhe të ndërhyjnë pa humbur kohë.

Këto 20 shkolla janë vetëm pararoja e procesit. Zotimin e bërë pas asaj tragjedie do ta bëjmë realitet shkollë pas shkolle, me teknologjinë në shërbim të njeriut dhe me sigurinë e fëmijëve mbi gjithçka”.


sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisromabetMarsbahisstarzbetjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomromabetSupertotobetpusulabetmarsbahisholiganbetmarsbahisPusulabetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetstarzbetjojobetGrandPashabet TürkiyeHoliganbetmarsbahis girişJojobetMarsbahismarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişJojobet GirişJojobet GirişJojobetpusulabetmarsbahis