Raketat ruse në Poloni, reagon kreu i NATO-s: Situata po monitorohet, aleatët po konsultohen nga afër

Pas sulmi me raketa të dyshuara ruse në Poloni, ku mbetën të vrarë dy persona, ka reaguar edhe kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ai tha se aleanca po “monitoron situatën në Poloni”, duke shtuar se “aleatët po konsultohen nga afër”.

Stoltenberg shtoi: “Kam folur me Presidentin Duda për shpërthimin në Poloni.

“Kam shprehur ngushëllimet e mia për humbjen e jetës. NATO po monitoron situatën dhe aleatët po konsultohen nga afër.

“Është e rëndësishme që të gjitha faktet të vërtetohen,” shpreht Stoltenberg./ skynews


Shtuar 15.11.2022 22:31