Raketat i vranë nënën dhe 4 vëllezërit, 6-vjeçarja nxirret e gjallë nga rrënojat

Një vajzë 6 vjeçare ka rritur t’i mbijetojë sulmit tragjik izraelit që shkatërroi i shtëpinë, vrau nënë e saj dhe katër motrat e vëllezërit.

6-vjeçarja Suzy Eshkuntana tashmë është nxjerrë nga rrënojat dhe është bashkuar me babanë e saj. Raportohet se e mitura kishte qëndruar për shtatë orë e bllokuar në rrënoja.

“Më fal bija ime, ti ulërije por unë nuk vija dot te ty”, tha babai i saj Riyad Eshkuntana pasi mjekët e sollën atë në shtratin pranë tij.

Shtëpia e familjes palestineze u godit nga predha e një avioni izraelit dje në Gaza, në një valë të re sulmesh ku zyrtarët vendas të shëndetësisë thanë se 42 njerëz u vranë, 10 prej të cilëve fëmijë. Numri total i një javë bombardime në Gaza është tashmë 192 njerëz, shumë prej të cilëve fëmijë.

Izraeli thotë se po sulmon grupin militant islamist Hamas që kontrollon zonën e populluar rëndë të Rripit të Gazës, dhe ka lëshuar deri tani rreth 2000 raketa drejt Izraelit duke shkaktuar disa të vrarë.

Shtuar 17.05.2021 07:05