Caktohen datat dhe ora e javës së fundit në Serie A (FOTO LAJM)

Është bërë e ditur data dhe ora e zhvillimit të javës së fundit në Serie A.

Interi tashmë është shpallur kampion i Italisë dhe Crotone dhe Parma do të garojnë në Serie B edicionin e ardhshëm.

Benevento mund t’iu bashkohet atyre nëse Torino nuk humb nga Lazio në ndeshjen e mbetur nga java e 25-të që zhvillohet nesër.

Juventusi, Napoli dhe Milani janë në garë për dy vendet e mbetura që dërgojnë në Champions League edicionin e ardhshëm.

7 ndeshjet e xhiros së fundit në Serie A që kanë rënndësi për garat evopiane apo mbijetesë do të zhvillohen të dielën me fillim nga ora 20:45.


Shtuar 17.05.2021 19:51

Tags: ,