Radhë e gjatë makinash dhe mjete në kanal, pamje nga situata kaotike në Rrugën e Arbrit

Në videon më poshtë mund të shikoni pamjen kaotike të krijuar në Rrugën e Arbrit e cila u inaugurua ditën e sotme.

Mbi 100 makina kanë mbetur të bllokuara, për shkak të reshjeve të borës, ndërsa akoma asnjë masë nuk është marrë për lirimin e tyre.

Nga pamjet shihet gjithashtu një makinë e cila ka përfunduar në kanal dhe qytetarët që kanë dalë nga mjetet duke u mundur të dalin vetë nga situata në të cilën ndodhen./albeu.com


Shtuar 29.11.2021 19:47