Një nisje sezoni fantastik dhe një Botëror për t’u mos harruar. Kështu ka shkuar deri më tani sezoni i Adrien Rabiot, i cili po kalon formën më të mirë në karrierën e tij futbollistike, ku si rrjedhojë ka përfunduar nën “radarët” e disa ekipeve të mëdha në Evropë, ku një ndër to është dhe Arsenal, të cilët e duan me patjetër “yllin” e mesfushës së Juventusit.
Për kartonin e Rabiot, “topçinjtë” duhet të derdhin plot 15 milionë euro në arkat “bardhezi”, pa llogaritu “pengesën” Allegri, me tekniku i cili ende nuk i ka të qarta kushtet atletike të Paul Pogbas.
Drejtuesit e Arsenal janë gati të takohen me të ëmën e futbollistit, e cila gjithashtu i ka kërkuar Juventus një pagë prej 10 milionë eurosh për 27-vjeçarin, në kontratën e re, kontratë e cila nuk ka aspak gjasa të nënshkruhet duke parë pagën e lartë, që kërkon Rabiot.