Ra nga shtylla dhe ndërroi jetë, ky është elektricisti 32-vjeçar

Personi në foto është Ylli Boba, 32-vjeçari i cili humbi jetën ditën e sotme në Bulqizë.

Me profesion elektricist, Boba u rrëzua nga shtylla teksa po punonte në fshatin Koshavicë të njësisë administrative Shupenzë.

Ai u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, por ndërroi jetë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30. Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje./albeu.com


Shtuar 31.01.2024 15:26