Ra nga pema, humb jetën 59-vjeçari në Lezhë

Një 59-vjeçar është paraqitur pa shenja jete në spitalin Rajonal të Lezhës. Ai punonte një në serrë pemësh dekorative, dhe dyshohet se ka rënë nga pema duke gjetur kështu vdekjen.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Më datën 19.05.2021, rreth orës 12:00 ,jemi njoftuar nga urgjenca e spitalit Rajonal Lezhë për një shtetas që ka arritur pa shenja jetë.

Nga veprimet hetimore të kryera nga shërbimet e Policisë rezultoi së shtetasi I.T.,59 vjeç, banues në Lezhë, i cili punonte në një sërë pemesh dekorative, dyshohet se ka rënë nga pema duke gjetur vdekjen.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 19.05.2021 13:28