Ra nga ballkoni i Rongner, i riu përcillet ne banesën e fundit! 30 shokë nisen nga Zvicra (FOTO LAJM)

I riu nga Zvicra që humbi jetën pasi ra nga ballkoni i hotel Rogner në Tiranë, është përcjellë ditën e sotme për në banesën e fundit.

Varrimi i tij është bërë në Kumanovë, në vendlindjen e tij.

Në ceremoninë e varrimit përkundër pandemisë, morën pjesë përveç familjarëve edhe qindra miq, kolegë e shokë nga Maqedonia Veriore, Kosova, Lugina e Preshevës dhe Zvicra shkruan “Le Canton27.ch”.

Nga Gjeneva morën pjesë mbi 30 shokë, kolegë e miq shqiptarë dhe zviceranë që kishin ardhur për ta përshëndetur për herë të fundit të ndjerin Ajdin Mustafit i cili la pas dy fëmijë. Në fund prindërit e tij falenderuan shokët dhe miqtë e djalit të humbur që kishin ardhur me kilometra të tëra për ta nderuar për herë të fundit.

Hotel Rogner i pozicionuar në zemër të Tiranës të premten e kaluar u shndërrua në një skenë krimi. Një 28-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike. Saktësisht më 10 shtator në oren 14:30 ka ndodhur një tragjedi ku një i ri zviceran me origjinë shqiptare ka rënë nga dhoma e katit të pestë, për shkak se kangjellat e ballkonin ishin të prishura./albeu.com


Shtuar 13.09.2021 14:58