Qytetarja në Tiranë: 12 ditë pasi mora vaksinën kineze u infektova me Covid

Jeta Asqeriu tregon në “Breaking”, në Top News se u infektua disa ditë pasi mori dozën e parë të vaksinës anti Covid.

“Bëra vaksinën kineze. Nuk pata asnjë shqetësim. Edhe tani nuk kam asnjë problem. U infektova 12 ditë pas marrjes së vaksinës, kontaktova menjëherë mjekun e familjes dhe bëra testin, dola pozitive”.

Zonja thotë se ka qenë e kujdesshme, edhe pasi mori vaksinën. “Para se të bëja vaksinën nuk kam pasur asnjë kontakt me persona të infektuar. Kam qenë shumë e kujdesshme”.

Laboranti mikrobiolog, Vasil Bashari shpjegon se duhet të jemi të kujdesshëm. “Nuk duhet ta ulim vigjilencën. Duhet patjetër të mbajmë maskat, të ruajmë distancat.

Këtu, ka pasur disa raste infektimi pas marrjes së dozës së parë. Nuk do të thotë se virusi nuk të zë, por thjesht kanë simptoma më të lehta, e kalojnë shumë më lehtë.

Vaksina ul pozitivitetin, efektet anësore dhe fatalitete. Sidomos pas dozës së parë, patjetër 10 ditëshin e parë, që organizmi të krijojë antitrupat”. /tch

Shtuar 16.04.2021 13:13