Pas anulimit të planit elektoral ditën e djeshme, kryedemokrati Lulzim Basha sot ka vizituar nga afër qytetarët e qytetit të Fierit.
Teksa po takon qytetarët, Bashaiu ka kaërkuar qytetarëve të mbajnë maskat dhe respektojnë distancën.
Ndërkohë në rrugë i ka dalë përpara dhe një vajzë e re, e cila tha se ishte një socialiste e zhgënjyer nga PS dhe kryeministri Edi Rama.
“Jam një ish-socialiste e zhgënjyer. Nga këta manipulatorë. Nga një kryeministër që ka 8 vite dhe thotë kjo ishte gjysma e rrugës sonë. Jam Kamela Troka”, tha gruaja. Sakaq gjatë takimit lideri demokrat i premtoi se do të punojë për të gjithë, edhe për socialistët.