Në ditën e 92-të të protestave të pandërprera kundër ekzekutivit dhe kryeministrit Edi Rama, qytetarët janë mbledhur sot në Sheshin “Skënderbej”.
Pas grumbullimit në sheshin qendror të Tiranës, protestuesit do të marshojnë nëpër Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” drejt godinës së Kryeministrisë. Tubimi do të vazhdojë përpara saj me fjalimet e njoftuara.
Të lidhura
None found
Protesta ka hyrë në muajin e tretë të qëndresës së pandërprerë, ndërsa pjesëmarrësit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe të kabinetit qeveritar.
