Qytetarët e Maqedonisë me jetëgjatësinë më të shkurtër në Evropë

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut, por edhe qytetarët e Bullgarisë kanë jetëgjatësinë më të shkurtër në rajon dhe janë gjithashtu të ulët në listën evropiane.

Këto të dhëna bëhen të ditura sipas një analize të publikuar nga faqja e internetit Landgeist bazuar në të dhënat e Programit të Zhvillimit të OKB-së (UNDP).

Jetëgjatësia e pritshme e bullgarëve është 74,9 vjet, ndërsa maqedonasve 75,7. Më pas renditen serbët dhe shqiptarët me 75,8 vjet, malazezët me 76,8, banorët e Bosnjë-Hercegovinës me 77,3 dhe kroatët me 78,3 vjet. Më jetëgjatët në rajon janë grekët, jetëgjatësia e të cilëve është 82.1 vjet.

Në Evropë, ukrainasit kanë jetëgjatësinë më të shkurtër me 72 dhe rusët me 72.4 vjet.

Më gjatë jetojnë italianët, 83,6, spanjollët dhe zviceranët 83,4 vjet.

“Landgeist” vëren se ka një ndryshim mjaft të madh në jetëgjatësinë për njerëzit në Evropën Perëndimore dhe Lindore. Ai gjithashtu thekson se sipas rajoneve, popullsia më e shkurtër jeton në Bullgarinë veriperëndimore, 69,7 vjet dhe në Serbinë jugore dhe lindore, 71,9 vjet. Njerëzit në rajonin italian të Ticinos kanë jetëgjatësinë më të gjatë me 85.7 vjet dhe në Madrid të Spanjës me 85.4 vjet./INA


Shtuar 11.04.2023 11:38