Qindra të plagosur në një xhami në Jeruzalem, pas përleshjeve mes palestinezëve dhe policisë izraelite

163 palestinezë dhe 6 oficerë të policisë izraelite janë lënduar  në përleshjet ne Jeruzalem. Shumica e tyre janë plagosur në xhaminë Al-Aqsa, ku policia izraelite gjuajti me plumba gome dhe granata trullosëse, ndërsa palestinezët hidhin gurë dhe shishe.

Tensionet janë rritur në lidhje me dëbimin e mundshëm të palestinezëve nga toka e pretenduar nga kolonët hebrenj.

Gjysmëhëna e Kuqe ka hapur një spital për të trajtuar të plagosurit, përcjell albeu.com.

Kompleksi i xhamisë Al-Aqsa në Qytetin e Vjetër të Jeruzalemit është një nga vendet më të respektuara të Islamit, por është gjithashtu një vend i shenjtë hebre, i njohur si Mali i tempullit.

Vendi është një pikë e shpeshtë e dhunës, e cila u shpalos përsëri të premten në mbrëmje pasi mijëra ishin mbledhur atje për të falur të premten e fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Policia izraelite tha se ata kishin përdorur forcë për të “rivendosur rendin” për shkak të “trazirave të mijëra adhuruesve” pas lutjeve të mbrëmjes./albeu.com


Shtuar 8.05.2021 08:32