“Qeveria Kurti nuk do ta përfundoj mandatin 4 vjeçar” (FOTO LAJM)

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, thotë se qeveria e drejtuar nga Albin Kurti, nuk do të mund ta përfundojë mandatin katër vjeçar.

Madje, sipas Hoxhës, edhe herën e kaluar Albin Kurti e kishte mandatin për të qeverisur, mirëpo sipas tij atë e dorëzoi.

“Qeveria Kurti 2 nuk e pret 4-vjetshin. Albin Kurti edhe herën e kaluar e pati mandatin, e dorëzoi vetë”, ka thënë Hoxha në Atv.

Deputetja e PDK-së, ka hedhur kritika ndaj qeverisë Kurti dhe menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Ajo ka kritikuar qeverinë aktuale edhe për punësime familjare.


Shtuar 9.04.2021 19:25

Tags: , ,