Këtë të enjte në mbledhjen qeverisë, ministrja e Asimit, Ogerta Manastirliu, ka njoftuar se është miratuar vendimi për mbylljen për një vit të platformës TikTok.
“Kemi zhvilluar konsultime të gjera me prindërit, për sigurinë e fëmijëve në mjedisin digjital dhe efektet që sjellin në gjendjen psiko-emocionale te fëmijët platformat e rrjeteve sociale. Kanë qenë pro mbylljes apo kufizimit për TikTok.
Kemi rekomanduar mbylljen apo kufizimin e aksesit për 12 muaj, periudhe që do të na lejojë kohën për marrjen e masave në bashkërendim me përfaqësuesit e TikTok”, tha Manastirliu.
Ogerta Manastirliu: Kemi marrë vendimin për marrjen e masave të përkohshme për shmangien e ndikimeve negative të TiKTok.
Siç e dini kemi zhvilluar një seri të gjerë konsultimesh me prindërit, 65 mijë të tyre në 1300 takime të realizuara për sa i përket efektve që lidhje me sigurinë e fëmijëve në mjedisin digjital dhe efektet negative të rrjeteve sociale që mund të sjellin në shëndetin dhe mirëqenien psikoemocionale të tyre.
Kemi nisur komunikim me përfaqësuesit e TikTok