Qendër e minoritetit grek, Greqia premton të rindërtojë spitalin e bombarduar në Mariupol

Pas sulmit mbi teatrin me civilë në Mariupol, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, është shprehur se Greqia është gati të rindërtojë maternitetin e bombarduar në qytetin Ukrainas, qytet i cili është qendër e minoritetit grek.

Lajmin Mitsotakis e bëri të ditur përmes një postimi në Twitter.

“Greqia është gati të rindërtojë maternitetin në Mariupol, qendra e minoritetit grek në Ukrainë , një qytet i dashur për zemrat tona”, ka shkruar Mitsotakis.

Kujtojmë se Ukraina ka fajësuar forcat ruse për sulmin, por Kremlini i quajti akuzat të rreme./albeu.com/