Qëlluan me breshëri mbi policët, 7 të afërmit e socialistit përfundojnë në komisariat

Ditën e sotme ndodhi një sherr me armë në Mamurras.

Burimet bëjnë me dije se për këtë përplasje me armë zjarri janë shoqëruar në polici 7 persona.

Ashtu sic u raportua nga Albeu.com, të shoqëruarit janë shtetas nga fisi I ish-deputetit të PS, Mhill Fufi.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme në Mamurras.2 efektivët e policisë, Ilir Zeka dhe Flamur Lleja kanë ngelur të plagosur pas një përplasjeje me një grup, shumë i afërt me një politikan të PS-së, Mhill Fufi. Gjendja e të plagosurve është jashtë rrezikut për jetën. /albeu.com/

 


Shtuar 13.04.2021 16:14