Ka humbur jetën në spitalin e Traumës, 54-vjeçari Sinan Kazhani, me detyrë polic në burg, i cili 4 ditë më parë qëlloi veten në banesë e tij me armën e shërbimit.
Sipas raportimeve, Kazhani u dërgua me urgjencë në spitalin e Burrelit për të marrë ndihmën e parë, e më pas drejt spitalit të traumës në Tiranë, por nuk mundi t`u mbijetojë plagëve të marra.
Kolegë të 54 vjeçarit, disa ditë më parë, deklaruan se nuk kishin konstatuar probleme të 54-vjeçarit në punë dhe se nuk e kuptojnë arsyen që e ka detyruar të shkojë në ekstrem.