Qëlloi me armë nga ballkoni/ Forcat RENEA shkulin kangjellat e ballkonit, arrestojnë 71-vjeçarin në Korçë

Këtë të martë, tre orë me radhë terrorizoi lagjen 15 në qytetin e Korçës, duke qëlluar me armë zjarri.

Forcat RENEA kanë arritur që të arrestojnë 71-vjeçarin, që qëlloi me armë zjarri nga ballkoni i banesës në katin e parë të një pallati.

Mësohet se shtetasi Edmond Naska, nuk është lënduar dhe po shoqërohet në spital.

Forcat RENEA arritën të hynin brenda banesës, duke shkulur kangjellat e ballkonit dhe më pas kanë thyer xhamat, pasi i moshuari kishte mbyllur derën.


Shtuar 16.07.2024 13:02