Qëlloi efektivët e policisë sot në Rinas, ky është Klajdi Buza me të shkuar kriminale

Është arrestuar i riu që sulmoi forcat policore mbrëmjen e sotme në afërsi të Rinasit.

I arrestuari me emrin Klajdi Buza, 35-vjeçar ku sipas informacioneve nuk është i panjohur për policinë. Shtetasi është arrestuar dhe më parë në vitin 2022, pasi lëvizte i armatosur në rrugët e qytetit të Krujës.

Gjithashtu në vitin 2015 ai ka bërë denoncimin e makinës së tij ‘‘BMW X 5 me targa AA 987 BC, teksa policia në atë periudhë e kishte gjetur të braktisur në Fushë Krujë.

Sakaq, 35-vjeçari është në duart e policisë dhe po procedohet për veprën e kryer.


Shtuar 13.02.2025 21:46