Qarkullonte me pistoletë në Shkodër, arrestohet 38-vjeçari (VIDEO)

Policia ka arrestuar një 38-vjeçar në Shkodër, i cili është kapur me armë zjarri.

Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Njoftimi i policsë:

Shkodër

Qarkullonte me armë zjarri në mjet, arrestohet në flagrancë nga Policia.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Në zbatim të planit të masave për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri me vete, si rezultat i kontrolleve të befasishme nga Forca e Posaçme “Shqiponjat”, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi H. N., 38 vjeç, banues në lagjen ‘‘Tre Heronjtë“ Shkodër.

Gjatë patrullimit në lagjen “Tre Heronjtë”, Shkodër, shërbimet e Policisë, pasi kanë konstatuar një automjet që kryente lëvizje të dyshimta, janë vënë në ndjekje dhe kanë bërë të mundur ndalimin e drejtuesit dhe bllokimin e automjetit.

Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”./albeu.com


Shtuar 3.06.2021 10:18