Në qarkun e Shkodrës, kanë mbetur edhe vetëm 4 kuti për t’u numëruar nga 405 që janë gjithsej.
Sipas rezultateve të deritanishme, Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, kryeson me 36.789 vota, që përbën 40.12 % të totalit.
Partia Socialiste e Shqipërisë, ka marrë 34.395 vota, ose 37.51%.
Pjesa tjetër e partive ka marrë mbështetje më të vogël, me Partinë Socialdemokrate që ka siguruar 15.735 vota (17.16%) dhe Koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet me 1366 vota (1.49%).