Janë numëruar 98.41% të kutive të votimit në bashkinë e Lezhës, ose ndryshe 124 nga 126 kuti në total, duke shpallur fitues kandidatin socialist, Pjerin Ndreu me një diferencë prej afro 2 mijë votash.
Në këtë mënyrë Ndreu rikonfirmohet si kryetar bashki në Lezhë.
Bashkia Mirditë ka 48 kuti votimi gjithsej dhe janë numëruar te gjitha. Fiton kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’ Albert Mëlyshi që ka marrë 55.19 % të votave të numëruara. Kandidati i PS, Ndrec Dedaj ka marrë 44.81%.
Nga Bashkia e Kurbinit janë numëruar 42 nga 74 kuti. Kryeson kandidatja socialiste, kryebashkiakja aktuale, Maljinda Cara me 51.04 të votave përkundrejt 48.96 % të kandidatit të opozitës Behar Haxhiu.
/Albeu.com/