Putin zbuloi se cili është qëllimi kryesor i operacionit ushtarak: Çlirimi i Donbasit nga ky gjenocid (VIDEO)

Putin ka uruar Rusinë për festën në stadiumin Luzhniki, ku po mbahet koncerti për përvjetorin e aneksimit të Krimesë.

Putin tha se “të gjitha planet e synuara do të realizohen” dhe shtoi se populli i Krimesë bëri gjënë e duhur duke vendosur një pengesë të fortë në rrugën e neo-nazistëve.

Putin për qëllimet e operacionit special ushtarak

Njerëzit që jetonin dhe jetojnë ende në Donbas nuk ishin dakord me grushtin e shtetit. Kundër tyre u organizuan menjëherë operacione ushtarake kriminale dhe jo vetëm një. Ata u zhytën menjëherë në bllokadë, iu nënshtruan granatimeve sistematike nga topat dhe sulmet ajrore.

“Qëllimi kryesor i operacionit rus është çlirimi i Donbasit. Për të shpëtuar njerëzit nga kjo vuajtje, nga ky gjenocid, është arsyeja dhe qëllimi kryesor i operacionit ushtarak”, tha Putin. /albeu.com/

Shtuar 18.03.2022 15:34

Tags: ,