Rihanna fotografohet duke blerë rroba për fëmijë, a u zbulua edhe gjinia e bebit? (FOTO LAJM)

Që kur Rihanna konfirmoi se është shtatzënë për herë të parë, ajo ka marrë vëmendjen e të gjithë botës. Këngëtarja ka spikatur gjatë kësaj kohe për stilin e veçantë. Ka marrë dhe kritika për mënyrën e të veshurit, të cilave këngëtarja iu përgjigj duke thënë se nuk dëshiron që të blejë rroba për shtatzëni.

Ajo shtoi se nuk do të bëjë asgjë që ia imponon shoqëria. “Nuk do të blej pantallona shtatzënie, xhinse, fustane dhe nuk do të bëj atë që më ka imponuar shoqëria”, tha këngëtarja e cila është në pritje të fëmijës së parë me reperin A$AP Rocky.

Së fundmi, fansat kanë nisur të dyshojnë se këngëtarja është në pritje të një vajze. Ylli i muzikës është parë duke bërë pazar në një dyqan në Los Angeles ku po shikonte seksionin e veshjeve për fëmijë. Ajo është fotografuar me një fustan për vajza në ngjyrë portokalli, gjë që shton dyshimet se do të bëhet me një vajzë.

Shtuar 18.03.2022 15:36