Putin urdhëron Rusinë që t’i bëjë vaksinat më efektive kundër Omicron

Në shenjë shqetësimi në rritje për variantin Omicron të Covid-19, presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar qeverinë të hartojë një plan për ta luftuar atë, dhe gjithashtu të vërë më shumë fonde në dispozicion për trajtimin e pandemisë.

Sipas urdhrit të Presidentit Putin të publikuar në faqen e internetit të Kremlinit, plani duhet të përfshijë masa të tilla si bërja e vaksinave më efektive kundër Omicron dhe vënia në dispozicion e më shumë shtretërve spitalorë për pacientët e rinj.

Putini u dha rajoneve të Rusisë kohë deri më 15 dhjetor për të dalë me planet e tyre të veprimit në konsultim me ministrinë qendrore të shëndetësisë në Moskë.

Sot, 3 dhjetor, Rusia raportoi 32,930 raste të reja Covid-19 dhe 1,217 vdekje./albeu.com


Shtuar 3.12.2021 17:23