Putin u izolua për dy vjet nga pandemia, sot po bën të njëjtën gjë me Rusinë

Nga  Mikhail Zygar, The New York Times

Falë vendimit të Vladimir Putin për të pushtuar Ukrainën, Rusia tani është më e izoluar se kurrë. Bota ka vendosur sanksione të ashpra kundër ekonomisë ruse dhe bizneset ndërkombëtare kanë pezulluar aktivitetet e tyre.

Mediat kanë kufizuar informacionet. Njerëzit nuk do të kenë shumë mundësi për të komunikuar përtej kufijve të tyre. Dhe në gjithë këtë që po ndodh, kam frikë se Rusia po i ngjason gjithnjë e më shumë me presidentit të saj.

Unë kam vite që flas me biznesmenë të nivelit të lartë dhe të brendshëm të Kremlinit. Në vitin 2016 botova një libër, “Njerëzit e Kremlinit”, për rrethin e ngushtë të Putin. Që atëherë, unë kam mbledhur raportime të shumta. Ndërsa zhvillimet rreth presidentit janë të errëta, Putin, kjo pasi një ish oficer i K.G.B-së ka qenë gjithmonë i fshehtë dhe konspirativ.

Ajo që kam dëgjuar për sjelljen e presidentit gjatë dy viteve të fundit është alarmante. Besimi i tij i thellë se dominimi rus mbi Ukrainën duhet të rivendoset dhe vendimi i tij për t’u rrethuar me ideologë, të gjitha këto kanë çuar Europën në momentin e saj më të rrezikshëm që nga Lufta e Dytë Botërore.

Putin kaloi pranverën dhe verën e vitit 2020 në rezidencën e tij në Valdai, një vend midis Moskës dhe Shën Petersburgut. Sipas burimeve, ai ka qënë i shoqëruar nga Kovalchuk. Kovalchuk, i cili është aksioneri më i madh në Bankën Rossiya dhe kontrollon disa media të shtetit, ka qenë miku i ngushtë dhe këshilltari i besuar i Putin që nga vitet 1990.

Por deri në vitin 2020, ai e kishte cilësuar veten si njeriu i dytë de facto në Rusi, më me ndikim në rrethin e presidentit. Kovalchuk ka një doktoraturë në fizikë dhe dikur ka qënë i punësuar në një institut të drejtuar nga nobelisti Zhores Alferov, raporton abcnews.al

Por ai nuk është thjesht një njeri i shkencës. Ai është gjithashtu një ideolog, me një botëkuptim që ndërthur misticizmin e krishterë ortodoks, teoritë konspirative anti-amerikane dhe hedonizmin.

Ky duket të jetë gjithashtu botëkuptimi i Putin.

Që nga vera e vitit 2020, Putin dhe Kovalchuk kanë qenë thuajse të pandarë dhe të dy kanë bërë plane së bashku për të rikthyer madhështinë e Rusisë. Sipas personave që kanë njohuri për bisedat e Putin me këshilltarët e tij gjatë dy viteve të fundit, presidenti ka humbur plotësisht interesin për të tashmen: ekonomia, çështjet sociale, pandemia e koronavirusit.

Në vend të kësaj, ai dhe Kovalchuk janë të fiksuar pas së kaluarës. Një diplomat francez më tha se Presidenti Emmanuel Macron u habit kur Putin i dha atij leksione historie në një prej bisedimeve të tyre muajin e kaluar. Në vitet 1990, kur Putin dhe Kovalchuk u takuan për herë të parë, ata të dy po përpiqeshin të gjenin bazën e tyre pas rënies së Bashkimit Sovjetik.

Rusia po përballej me pasojat e rënies së Bashkimit Sovjetik. Perëndimi, besojnë ata, përfitoi nga dobësia e Rusisë për ta shtyrë NATO-n sa më afër kufijve të vendit. Sipas Putin, situata sot tregon të kundërtën: Perëndimi është i dobët.

I vetmi lider perëndimor që Putin e mori seriozisht ishte kancelarja Angela Merkel.

Tani ajo nuk është më në krye të Gjermanisë dhe është koha që Rusia të hakmerret për poshtërimet e viteve 1990. Duket se nuk Putin nuk ka asnjë njeri pranë që t’i thotë të kundërtën. Putin nuk takohet më me miqtë e tij.

Gjatë viteve të fundit dhe veçanërisht që nga fillimi i pandemisë, ai ka ndërprerë shumicën e kontakteve me këshilltarët dhe miqtë e tij. Ndërsa dikur dukej si një perandor që i pëlqente të luante me polemikat e nënshtetasve të tij, duke i dëgjuar ata të denonconin njëri-tjetrin dhe t’i vendoste kundër njëri-tjetrit, ai tani është i izoluar, madje edhe nga pjesa më e madhe e miqve të tij të vjetër.

Ai ka vendosur një protokoll të rreptë: Askush nuk mund ta shohë presidentin pa u karantinuar një javë, madje as Igor Sechin, dikur sekretari i tij personal, tani kreu i kompanisë shtetërore të naftës Rosneft.

Në “Rrethin i Kremlinit” unë përshkrova fenomenin e “Putinit kolektiv”, mënyrën se si njerëzit pranë tij gjithmonë përpiqeshin të parashikonin me padurim atë që do të dëshironte presidenti.

Këta miq do t’i tregonin Putin saktësisht atë që ai dëshironte të dëgjonte. “Putin kolektiv” ekziston ende: E gjithë bota e pa këtë në prag të pushtimit, kur ai thirri zyrtarët e lartë dhe i pyeti pikëpamjet e tyre për luftën e ardhshme.

Të gjithë ata e kuptuan detyrën e tyre dhe u përpoqën të përshkruanin mendimet e presidentit me fjalët e tyre.

Kjo nxori në pah se Putin është ngopur plotësisht me gardën e tij të vjetër: përbuzja e tij për ta ishte e qartë. Ai dukej se e shijonte situatën në të cilën ata ndodheshin, ashtu kur poshtëroi publikisht Sergey Naryshkin, kreun e Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme, i cili filloi të fliste jashtë kontekstit dhe u përpoq ta korigjonte shpejt gabimin, duke rënë dakord me gjithçka që thoshte Putin.

Këta nuk janë gjë tjetër veçse burra, tha presidenti. Disa anëtarë të rrethit të ngushtë të Putin prej kohësh po e bindin atë se ai është i vetmi person që mund ta shpëtojë Rusinë. Ky ishte mesazhi që presidenti ka dëgjuar që në vitin 2003, kur ai mendoi se duhej të largohej derisa u bind nga këshilltarët e tij që të qëndronte, raporton abcnews.al

Disa vite më vonë, Putin dhe njeriu më i afërt i tij po diskutonin për “Operacionin Pasardhës” dhe Dmitri Medvedev u bë president. Por pas katër vitesh, Putin u bë president. Tani ai me të vërtetë ka arritur të besojë se vetëm ai mund ta shpëtojë Rusinë.

Në fakt, ai e beson atë aq shumë sa mendon se njerëzit rreth tij ka të ngjarë të prishin planet e tij dhe se nuk mund tu besojë kurrsësi atyre. Dhe tani ja ku jemi.

E izoluar dhe nën sanksione, e vetme kundër botës, Rusia duket sikur po riformohet nën imazhin e presidentit të saj.

Ndërsa numri i viktimave vazhdon të rritet në Ukrainë, presidenti ka deklaruar se vendosja e sanksioneve janë “shpallje lufte”. Megjithatë, në të njëjtën kohë ai duket se beson se izolimi i plotë do të bëjë që një pjesë e madhe të largohen nga Rusia.

Gjatë dy javëve të fundit, drejtues, aktorë, artistë, gazetarë janë larguar nga vendi; disa braktisën çdo gjë vetëm për tu larguar nga Rusia.

Kam frikë se nga këndvështrimi i Putin dhe Kovalchuk, kjo vetëm do ta bëjë Rusinë më të fortë.


Shtuar 10.03.2022 09:25