Vladimir Putin është parë për herë të parë që kur Moska pretendoi se ai ishte subjekt i një atentati.
Transmetuesi shtetëror rus RU-RTR raporton se Putin ka zhvilluar një takim me ministrin e zhvillimit ekonomik Maxim Reshetnikov për ekonominë e vendit.
Duke diskutuar situatën në zonat në kufi me rajonet e aneksuara të Ukrainës, Putin është shprehur se “njerëz të fortë punojnë atje” dhe kërkoi që të vazhdojë të ndihmojë biznesmenët në ato zona.
Kremlini pretendoi dje se dy drone u përpoqën të sulmonin rezidencën zyrtare të presidentit rus, por dështuan.
Kremlini ka fajësuar Ukrainën për sulmin, duke pretenduar se ishte urdhëruar nga Uashingtoni.
Si Ukraina ashtu edhe SHBA-ja i kanë hedhur poshtë këto pretendime dhe shumë ekspertë perëndimorë kanë sugjeruar se ishte një operacion i organizuar nga Rusia për të rritur mbështetjen e publikut për luftën./albeu.com