Vladimir Putin ka rënë nga shkallët në rezidencën e tij zyrtare ndërsa ende nuk është rikuperuar nga kanceri sipas një kanali në Telegram, shkruan Daily Mail.
Udhëheqësi 70-vjeçar rus, shëndeti i të cilit është përkeqësuar dukshëm që kur filloi luftën e tij në Ukrainë, u rrëzua të mërkurën në mbrëmje duke zbritur shkallët në shtëpinë e tij në Moskë.
Gjenerali SVR ka postuar përditësime në lidhje me shëndetin e Putinit që nga fillimi i luftës, megjithëse nuk ka ofruar asnjë provë për të mbështetur pretendimet e tij. Ngjarja ndodhi para truprojave të presidentit, të cilët reaguan shpejt dhe i erdhën menjëjerë në ndihmë Putinit.
“Tre oficerë sigurie ndihmuan presidentin të ulej dhe thirrën mjekët që ishin në detyrë në rezidencë.” Pavarësisht raportimeve, Putini u pa duke vizituar një laborator në Moskë të nesërmen por në gjendje të mirë shëndetësore.
Spekulimet për shëndetin e Putinit janë përhapur që kur ai urdhëroi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt./albeu.com