Putin nis fjalimin, u drejtohet ushtarëve të tij: Po luftoni për sigurinë e Rusisë

Presidenti rus Vladimir Putin e ka nisur fjalimin e tij për Ditën e Fitores në Sheshin e Kuq të Moskës duke u thënë ushtarëve rusë se tani po luftojnë për sigurinë e Rusisë.

Ai ka uruar veteranët për ditën e ‘fitores së madhe’.

Dita e Fitores është festa e fitores së Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Putin gjithashtu bëri thirrje për një minutë heshtje për rusët e vrarë në Luftën e Dytë Botërore, por edhe ushtarët që luftojnë për Rusinë në Donbas./albeu.com


Shtuar 9.05.2022 09:24